26,04,2024

“Demokracia Studentore”: Prokuroria ta hetojë prindin që bëri thirrje për ISIS

Must Read

Kryetari i Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Studentëve “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa, i bën thirrje publike Prokurorisë së Shtetit që të hetojë Beqir Beqirin, i cili ka thënë për media se të rinjtë e Kosovës më mirë të shkojnë në ISIS.

“Ne si studentë patëm vendos në mënyrë simbolike t’i djegim diplomat për të kundërshtuar keqqeverisjen në Ferizaj, e cila po degradon arsimin duke punësuar militant të partive politike dhe duke bërë nepotizëm, ndërsa personi i ashtuquajtur prind u alokua në aktivitin simbolik të studentëve. Andaj kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të merret me këtë rast i cili është shumë shqetësues për ne”, thuhet në reagimin e “Demokracisë Studentore”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img