30,04,2024

Neziri: Mbështetja e partive kosovare ndaj atyre shqiptaro maqedonase, interesa personale e grupore

Must Read

Por ky veprim  i partive kosovare karshi atyre shqiptaro maqedonase nuk është ndonjë risi për njohësinë e rrethanave politike në Maqedoni, Xhelal Nezirin.

Siç bën të ditur ai, lidhjet politiko-biznesore bëjnë që parti të Kosovës të jenë thellësisht të interesuara për zgjedhjet në Maqedoni.

“Derisa PDSH-ja e Menduh Thaçit ishte në pushtet, PDK-ja kishte lidhje të ngushta dhe intensive me këtë parti. Nga 2008, PDK lidh një bashkëpunim me BDI-në pasi ajo u bë pjesë e qeverisë. Bashkëpunimi i partive shqiptare që janë në pushtet në Prishtinë dhe Shkup nuk ka të bëjë edhe aq shumë  me çështje në interes të dy shteteve dhe qytetarëve të tyre, por në prapavijë janë interesa personale dhe grupore. Nga viti 2008, AAK dhe PDSH kanë një bashkëpunim të ngjeshur duke përkrahur njëra-tjetrën në të gjitha aspektet – nga ai ideologjik, si parti të djathta, e deri te ai logjistik e financiar. Ndërkohë, në sipërfaqe del një aleancë e partive që së fundmi u paraqitën në skenën politike në Kosovë e Maqedoni – Vetëvendosja dhe Lëvizja Besa”, thotë Neziri për lajmi.net.

Madje ky bashkëpunim, sipas tj, nuk duket aq i natyrshëm, e kjo pasi njëra është e majtë kurse tjetra e djathtë, andaj siç vlerëson Neziri, shumëkush vë në pikëpyetje nëse është autonome.

“Është mirë që të nxiten bashkëpunime rajonale, në kuadër të gjeografisë shqiptare në Ballkan, të cilët përveç në rrafshin etnik do të ishin dobiprurëse edhe në atë shtetëror. Por, duket se interesi i përgjithshëm është larg këtij interferimi të partive kosovare në Maqedoni”, përfundon ai.

Muaj më parë ish-kryeministri Gruevski dha dorëheqjen me synimin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa vendi deri më tani ka qënë nën udhëheqjen e një qeverie teknike me në krye Emil Dimitriev.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni bazuar në krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi prej dy vitesh vlerësohen si më të rëndësishme që nga pavarësia e saj 25 vite më parë./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img