26,04,2024

Debatohet për zgjerimin e rrugës nga Prelezi i Jerlive deri në Fshatin e Vjetër

Must Read

Ferizaj.18.01.2018. Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim edhe më Ministrinë e Infrastrukturës, këtë të enjte është mbajtur debat publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme të parcelave që gjendjen në hyrje të qytetit të Ferizajt, në zonat kadastrave, Prelez i Jerlive, Muhovc, Talinovc i Jerlive, Talinovc i Muhaxherëve, Ferizajdhe në Fshatin e Vjetër.

Në bazë të projektit parashihet që rruga të jetë më katër korsi, dy në njërën anën, e dy në tjetër si dhe shiritin mbrojtës, ndërsa do të ketë edhe katër rreth-rrotullime.

E nga ana tjetër qytetarët pjesëmarrës në këtë debat kanë parashtruar kërkesat dhe ankesat e tyre, lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme.

U tha se të gjitha vërejtjet do të merren parasysh në mënyrë që edhe ky projekt i një rëndësie te veçantë të realizohet në kuadër të projektit të paraparë.

Ky ishte diskutimi i fundit sa i përket zgjerimit të segmentit të kësaj rruge.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img