19,04,2024

De Biasi: Kështu e motivova Shqipërinë për të shkuar në Europian (Foto)

Must Read

epa04390071 Albania's head coach Giovanni de Biasi during the UEFA EURO 2016 qualifying Group I soccer match between Portugal and Albania in Aveiro, Portugal, 07 September 2014.  EPA/JOSE COELHO

Nuk kanë fund shkrimet që i dedikohen trajnerit të Kombëtares sonë Gianni De Biasi, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshëm duke na kualifikuar për herë të parë në Europian.

Portali “Albeu” ka arritur të zbardh ekskluzivisht specialen e gazeta torineze “Tuttosport” dedikuar mënyrës së drejtimit të 59 vjeçarit.

Në dy faqet speciale të dedikuar për strategu italian ai ka folur edhe për disa aspekte që lidhen me kuqezinjtë tanë.

De Biasi si mund të motivosh një Kombëtare, që kurrë nuk ka arritur në Europian, të cilët e konsiderojnë sikur kanë arritur në një Kupë Bote?

“Duke punuar me ‘kokë’ te lojtarët: duke i bindur se duhet të besojnë. Kemi punuar me shumë organizim duke arritur edhe objektivat tanë”

Si e keni menaxhuar çështjen e gjuhës?

Një pjesë e mirë 24, 25 futbollistë më kuptojnë shumë mirë, ndërkohë që pjesa tjetër kam pasur edhe ndihmën e Lorik Canës. Ai e njeh shumë mirë gjuhën dhe e shpjegon mjaft mirë edhe në aspektin teknik, duke transmetuar idetë e mia”

Cila është diferenca që të drejtosh një skuadër dhe një kombëtare futbolli?

Te Kombëtaret ke më pak kohë për t’u përgatitur. Mentaliteti është i njëjtë si te ekipet ashtu edhe te Kombëtaret. Ne e shfrytëzojmë 110 për qind kohën që kemi në dispozicion, duke parë edhe video të gabimeve që kemi bërë në ndeshjet e mëparshme.

Si është programi i Shqipërisë për “Euro 2016”?

Pas përfundimit të kampionateve, lojtarët do të pushojnë një javë në grup. Më 23 mars do të takohemi në Ëaltersdorf, një zonë pran Gracit në Austri, aty ku do të qëndrojmë deri më 2 qershor. Më 30 maj do tokemi një ndeshje miqësore ndaj Katarit, më pas më 3 qershor ndaj Ukrainës.

Më pas kemi parashikuar një stërvitje në Zingonia, dhe më datë 5 futbollistët do të kenë një ditë pushim. Më 6 qershor do të udhëtojmë për në Francë ku do të përgatitemi për sfidën e 11 qershorit ndaj Zvicrës”.

xhani_ok10

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img