18,04,2024

DASH: Rihapet hetimi për imejlat e ish-sekretares Clinton

Must Read

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) do ta rihapë një hetim të brendshëm për keqmenaxhim e mundshëm të informacioneve të fshehta nga ana a e ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Ndihmësit e afërt të zonjës Clinton, tashmë janë larguar nga ky departament, por ata ende mund të ballafaqohen me humbjen e pastërtisë së sigurisë, që mund t’i dëmtoj shpresat e tyre për të pasur një post të lartë nëse ajo zgjedhet presidente e Shteteve të Bashkuara.

Departamenti amerikan i shtetit, në janar të këtij viti e kishte filluar një hetim të brendshëm, pasi ishte shpallur se 22 imejla të zonjës Clinton nga serveri privat, ishin me “fshehtësi të lartë”.

Ky hetim ishte pezulluar në prill, në mënyrë që të mos bëhej përzierje e hetimeve me agjencinë FBI.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se hetimi rihapet pasi Departamenti i drejtësisë vendosi që të mos paraqes asnjë akuzë penale.

Ky vendim u bë derisa drejtori i agjencisë FBI, James Comey, tha mbrëmë gjatë një dëgjimi në Kongresin amerikan, se ai do ta kishte shkarkuar ose do t’ia kishte tërhequr pastërtinë e sigurisë secilit anëtar të FBI-së, i cili do të kishte dërguar imejla sikur që vepruan ndihmësit e zonjës Clinton.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img