26,04,2024

Dardan Islami: PDK e Veselit do të ketë më shumë besë se ajo e Thaçit. LDK një nuse

Must Read

10_11_2015_3272411_dardanislamii

Me duket se ideja e listes se perbashket i frigesoj me u ba nji koalicion, tha ne Rrokum Roll opinionisti Dardan Islami.

Islami tha se te asnji lider ne vend ai personalisht nuk po sheh vizion.

“Ne mungese te vizionit e profilizimit vjen matematika, un me ty e ti me kete. S’asht qe nuk po shoh vizion askund, por copa copa”, tha Islami.

E tue i perfshi tana partite, Islami vleresoi se prej tana partive veç LDK ka mbete si zorre qorre.

Njajte si Edi Rama, edhe Islami tha se Vetevendosje asht nji pasuni kombetare.

“Po du me besue qe po, po du me besue qe njerezit kane me pase ma shume bese te PDK e Veselit se te PDK e Thaçit”, tha ai tue fole per PDK’n.

E per LDK’n, ai tha se ka qene nji nuse e mire e kurgja pertej nuses.

“Ajo parti ka nevoje me u shkund, me u hap. Prej Rugoves nuk ka dhane ma kuadra. LDK e shkret nuk po e din çka me ba … njajt si Thaçi edhe Mustafa e ka dite ku po don me shkue – me u ba Kryeminister”.

E gjate bisedes, ai tha se ne politike nuk ka vija te kuqe, e kjo simbas tij u kuptue kur po vjen puna per koalicione.

Tue fole per boten e rajonin, per liberalizimin e vizave per Kosoven, Gjeorgjine, Turqine, ai tha se ka ardhe pazari si me “patligjana te kalbt, si pazar i nates”, tue shtue se nuk po i pelqen qe Kosoven e kane fut me nji liste me vendet jo europiane per me e marre liberalizimin e vizave.

Simbas tij, ku po takohen ruset e turqit po bahet hallakame.

Per Islamin, tash asht koha na si vend nuk duhet me livrit forte e me e dite ka i kemi gjanat.

Une me politike e kam krye, aty po u dufke me i çue duert 50 veta e une s’jam qe i pres, u pergjigj ai ne pyetjen se a ka me ju kthye politikes ndonjihere.

https://youtu.be/PukHMQK6SUc

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img