06,05,2024

Daçiq flet për kufirin Kosovë – Serbi

Must Read

Ai përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë jam duke u përpjekur që të sugjeroj një zgjidhje të përhershme pasi ajo është e bazuar në një kompromis të të drejtave historike dhe etnike që nënkupton demarkacionin e asaj që është shqiptare dhe serbe”, ka thënë Daçiq për RTS, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, propozimi as nuk merr as nuk jep asgjë.

“Nuk është një mundësi për të bërë një marrëveshje të përhershme dhe në ato zona ku jetojnë serbët, kurrë nuk do të jetë një Kosovë e pavarur. Kjo është e mundur, po vetëm me tanke”, ka shtuar Daçiq.

Sipas tij, nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën pa një marrëveshje me Serbinë duke shtuar se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së.

“Ne kemi bërë të ditur se nuk ka kufij me Bosnje e Hercegovinën e lëre më me ndonjë entitet që e quan veten Kosovë e pavarur”, ka thënë zëvendëskryeministri serb, Daçiq.Daçiq ka thënë, po ashtu, se në Prishtinë ka qëndrime me të cilat thuhet se dialogu është iniciuar për ta bërë Serbinë ta njohë Kosovën.

“Në emër të Qeverisë dhe Presidentit të Serbisë u them se ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img