20,04,2024

Çiro Blazevic bëhet selektor i Kosovës? (FOTO)

Must Read

Kjo është dëshira e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq.

Joviq gjatë një interviste për portalin kroat ‘Jutarnji’, ka deklaruar se Kroacia ka një cilësor, të cilin se ka Kosova, ndonëse lavdëron Bunjakin.

Ai në vazhdim shton se Bllazheviq në pranverë mund të marrë drejtimin e Kosovës, dhe për këtë gjë ka folur edhe me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri.

“Shikoni, ju keni një trajner shumë cilësor, e neve na mungon një i tillë. Bunajki është premtues, por ne gabuam me formacionin qysh në fillim të ndeshjes. Dua ta sjellim Çiro Bllazheviqin”, ka deklarur Joviq, përcjell lajmi.net.

“E kujtoj shumë mirë kur ishte trajner i Prishtinës. Ashtu siç edhe është Çiro, mësues i mirë, autoritar, ashtu edhe ka punuar, nuk ka lënë anash asnjë detaj. Na nevojitet një përzgjedhës i tillë, na nevojitet Çiro. Veçse kam biseduar për këtë çështje me Fadil Vokrrin, dhe do të bisedojmë sërish. Unë mendoj se nga pranvera e vitit të ardhshëm, Çiro do të mund të ishte përzgjedhës i Kosovës”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img