29,03,2024

Cinizmi s’ka skaj: Besa Gaxherri i LDK-së kërkon nga Kadri Veseli të sqarojë vrasjet e pasluftës (Video)

Must Read

besa-gaxherri-infobox-780x439

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri gjatë një interviste në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk ka besuar se Kadri Veseli do të vijë në krye të një subjekti politik në vend.  Ajo tha se “falë të kaluarës së Veselit, nuk i duhej kjo as PDK-së e as Kosovës”.

Gaxherri shton se Veseli duhet të jap përgjigje për vrasjet e pasluftës që janë bërë nga SHIK-u, edhe nëse për to nuk di. Përkundër kësaj dhe, përkundër që nuk i beson ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, ajo shton se LDK është e vendosur që ta vazhdojë mandatin e koalicionit deri në fund. Ajo ka thënë se subjekti i saj politik duhet të jetë gati për zgjedhje në çdo moment, përkundër që tani, sipas Gaxherit, shkuarja në zgjedhje do të ishte humbje kohe e ekonomike për vendin. Duke folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit, ajo tha se ka marrë pjesë në seancë për të bërë kuorumin, por votën e kishte shpall të pavlefshme.

Për ta parë këtë video, natyrisht cinike, sepse LDK qeverisë me PDK dhe LDK edhe i dha votën si Veselit për Kryetar të Kuvendit ashtu edhe Thaçit për President mund të klikoni më poshtë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=G4-lM29l25U

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img