25,04,2024

Cilët studentë mundë të lirohen nga pagesa e semestrit?

Must Read

up-240914

Në mbledhjen e mbajtur  një javë më parë nga Këshilli Drejtues i Universitetit  të Prishtinës “Hasan Prishtina” u morë vendim për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2015-2016 për këto kategori

1.    Studentët e tri niveleve të studimeve që janë anëtarë të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (ushtarak apo civilë) (neni 6, paragr. 8 Ligji Nr. 04/L-054).
2.    Studentët e tri niveleve të studimeve -Veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre (neni 31 Ligji Nr. 04/L -261).
3.    Studentët e tri niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës- Familjar të viktimave civile të luftës 1.1.1998 – 12.6.1999),
4.    Studentët me nevoja të veçanta në tri nivelet e studimeve,
5.    Studentët e nivelit baçelor dhe master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale,
6.    Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës,  do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë (lirohen vetëm studentët në nivelin bachelor dhe master).

Afati i paraqitjes së dokumenteve është 8 ditë pune nga dita e publikimit të njoftimit, përkatësisht nga data 12.04.2016 deri me datë 19.04.2016 në ora 15.00.

Për më shumë informacione kliko këtu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img