24,04,2024

CHwB-ja promovoi video spotin reklamues për Komunën e Kaçanikut

Must Read

Në Konferencën përmbyllëse të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15, janë prezantuar edhe projektet e implementuara të trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kaçanikut. Ndërsa për herë të parë është promovuar edhe spoti reklamues që karakterizon qytetin e lashtë historik të Kaçanikut.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vlerësoi lartë punën e realizuar deri më tani nga CHwB-ja dhe Komuna e Kaçanikut në fushën e trashëgimisë kulturore.
Fillimisht Forumi Lokal për Trashëgimi Kulturore i formuar në tetor të viti 2012, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, hartoi Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore për Komunën e Kaçanikut, i cili plan doli edhe në debat publik.
Nga shumë projekte të parapara, disa prej tyre u implementuan përmes programit të CHwB-së me Komunën e Kaçanikut.
Fillimisht u intervenua në dy Kulla të vjetra në Fshatin Stagovë, pastaj u intervenua në Odën e Familjes Luzha dhe së fundi u meremetua Shtëpia e Ismajl Rakës.
Projekte u realizuan edhe në fushën e vetëdijesimit. Përmes projektit “ Ta njohim Trashëgiminë Kulturore” shumë të rinj vizituan vende të ndryshme me vlera kulturore, fillimisht në Kaçanik e më pas edhe në disa vende të lashta historike nëpër Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti u publikua edhe një katalog ku përfshiheshin vendet më të rëndësishme të Komunës së Kaçanikut me vlera kulturore historike.
Investimi më i madh në kuadër të këtij programi, u bë në Kalanë e qytetit në kuadër të projektit “Konservimi dhe Revitalizimi i pjesshëm i Kalasë së Kaçanikut “.
Fillimisht është pastruar muri nga kolonizimi biologjik duke përfshirë heqjen e bimëve e rrënjëve të ndryshme, myshqeve etj. Më pas, është bërë konservimi i strukturës së mureve dhe konsolidimi i gurëve. Për shkak të jostabilitetit është bërë edhe lidhja e gurëve me gëlqere, ndërsa trajtimi i fugave është bërë në mënyrë autentike duke e ruajtur formën origjinale. Faza e dytë e projektit ka përfshirë ndërtimin e shtegut për këmbësorë, rrethojën në pjesën e lumit dhe pjesën verilindore, ndriçimin etj.
Poashtu kujdes i rëndësishëm i është kushtuar edhe hulumtimit të vendeve me rëndësi kulturore, të cilat kanë qenë të paidentifikuara. Përmes këtij projekti shumë shpejt do të krijohet data baza, ku të gjithë qytetarët me një klikim në internet do të kenë mundësinë që të shohin nga afër të gjitha monumentet e rëndësisë kulturore e historike në komunë, bashkangjitur me të gjitha informatat e nevojshme.
Ndërsa mbetet në implementim e sipër projekti i Kullës së Hasanit, investim i Komunës së Kaçanikut me bashkëfinancim nga CHwB-ja.
Komuna e Kaçanikut dhe fondacioni suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB) e kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për trashëgimin kulturore, përkatësisht zbatimin e një programi të financuar nga Suedia i cili ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore gjatë periudhës 2013 – 2015. Memorandumi është nënshkruar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img