29,03,2024

Hanit të Elezit pjesë e “Hartës arkeologjike e Kosovës”

Must Read

Komuna e Hanit të Elezit do të jetë pjesë e “Hartës arkeologjike e Kosovës” u tha në takimin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në takim me Drejtorin e Institutit Arkeologjik të Kosovës Dr.Sc. Enver Rexha.

Drejtori Rexha e njoftoi kryetarin Suma se Instituti Arkeologjik të Kosovës është në fazë e hartimit të Hartës arkeologjike e Kosovës pjesë e së cilës do të jetë edhe komuna e Hanit të Elezit.
Në bashkëbisedim u konstatua se në trevën e Hanit të Elezit në shumë raste janë hasur në artefakte arkeologjike por që as një herë nuk janë hulumtuar më seriozisht.
Për të dëshmuar këtë, Drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës Dr.Sc. Enver Rexhës iu dorëzuan artefakte të gjetura së fundmi në zonën e fshatit Krivenik.
Hajrulla Thaçi banorë i fshatit Krivenik tha se këto artefakte janë gjetur në vendin e quajtur Kodra e Rrahit në afërsi të fshatit Krivenik .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img