24,04,2024

“Çartet” presidentja kroate: Ju jeni armiq të Kroacisë, marre ju koftë!

Must Read
Presidentja kroate me futbollistët kroatë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka reaguar ashpër pas hedhjes së fishkezjarreve në fushë në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Çekisë (rez. 2:2).

Ajo i ka quajtur armiq të Kroacisë ata që kanë hedhur fishekzjarre dhe e kanë demonstruar ‘svastikën’ (kryqin nazist), raporton lajmi.net.

“Bravo, të zjarrtit. Bravo, tifozë kroat! E juve armiqve të Kroacisë, urrejtësve të reprezentacionit tuaj dhe shtetit, ju them: do të përgjigjeni edhe për këtë edhe për svastiku! Marre ju koftë”, ka shkruar presidentja kroate në llogarinë e saj në Facebook.

Disa tifozë kroat hodhën fishekzjarre në fushe dhe lënduan një punonjës të stadiumit. UEFA pritet ta dënojë Kroacinë. /Lajmi.net/

The post “Çartet” presidentja kroate: Ju jeni armiq të Kroacisë, marre ju koftë! appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img