20,04,2024

Bylbyl Sokoli zyrtarisht nuk do të jetë më trajner i Ferizajt.

Must Read

“Profa” ka ndarë rrugë me klubin ferizajas pas vetëm gjashtë muajsh bashkëpunimi, por duke mos treguar arsyen e kësaj ndarje.
Sokoli nuk është parë në asnjë nga seancat stërvitore që Ferizaj ka zhvilluar që nga nisja e fazës përgatitore javë më parë.
Lajmin për largimin nga Ferizaj e ka konfirmuar vetë Sokoli përmes një letre të hapur.
“Nga sot, me 20.07.2019 nuk do te jem me pjese e K.F. Ferizaj. Një falenderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës. Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca. Falenderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit. Falenderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit per qendrim ne superligen e Kosoves. Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj”, ka shkruar Sokoli.

Bylbyl Sokoli, ish-kryetrajner i KF Ferizaj
Kujtojmë që Sokoli mori drejtimin e klubit të Ferizajt në dimrin e këtij viti, teksa kishte arritur ta shpëtonte nga rënia edhe pse ndodhej në zonën e barazhit.
Madje Ferizaj në edicionin e kaluar u rendit në pozitën e pestë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img