03,05,2024

Apel për qytetarët: Hudhni mbeturinat në oraret e parapara

Must Read

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” apelojnë të gjithë qytetarët ferizajas që hedhjen e mbeturinave ta bëjnë sipas orareve të parapara, për të shmangur ngarkesat dhe deponimin enorm të mbeturinave, gjë që aktualisht është rritur për 100% sasia e hedhjes së mbeturinave.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe lehtësimit të operimit të KRM “Pastërtia” për grumbullim e mbeturinave, luteni t’i hudhni mbeturinat në oraret e parapara.

Oraret:

Në ora 07:00 dhe 21:00 – rrugët:

  1. “Ahmet Kaçiku”;
  2. “12 Qershori”;
  3. “Ramadan Rexhepi”;
  4. “Dëshmorët e Kombit”;

Vetëm në ora 21:00:

  • Rruga “Gursel e Bajram Sylejamani”;
  • Rruga “Vëllezërit Gërvalla”;
  • Rruga “Rexhep Bislimi”

Kurse në pika të veçanta nga ora 07:00 dhe 21:00 në këto rrugë:

  • “Sejdi Sejdiu”;
  • “Remzi Hoxha”;
  • “Hysen Tërpeza”;
  • “Skënderbeu”;
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img