27,04,2024

Bursa për të gjithë studentët ferizajas që aplikuan në konkursin vjetor të bursave për studentë

Must Read

Qeverisja Aliu ka dyfishuar gjatë këtij mandati, numrin e përfituesve të bursave për studentë, zotim ky i mbajtur nga Kryetari Agim Aliu, por që në vitin e kaluar dhe këtë vit, ka një vendim nga po Kryetari Aliu,  që nisur nga gjendja e shkaktuar me pandeminë COVID-19, si mbështetje direkte për studentët dhe familjet e tyre, të mbështeten shumica dërrmuese e aplikantëve në konkursin e bursave për studentë të shpallur nga Drejtoria e Arsimit.

Edhe sivjet, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar për vendimin që është marr për mbështetjen me bursë nga DA-ja, për të gjithë aplikantët ferizajas në konkursin e fundit, përjashtimisht përfituesve të bursave nga burime/institucione tjera publike.

Pra, janë qindra studentë që do të përfitojnë nga ky vendim, publikimi i listës të së cilës do të bëhet ditëve në vijim.

“Jo vetëm dyfishim të numrit të përfituesve të bursave për studentë, por po shënojmë vitin e dytë ku të gjithë aplikantëve po i ndajmë bursën, me qëllim që t’i lehtësojmë mësimet e studentëve tanë dhe xhepin e familjeve të tyre, në këto kohë pandemie. Tashmë kemi marr vendimin, që prek qindra studentë e po kaq familje, që t’i ndajmë bursën të gjithë aplikantëve ferizajas në konkursin e fundit.T’i gëzojnë studentët ferizajas me suksese në studimet e tyre!” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img