09,05,2024

Policia arreston dy persona afër lumit Lepenc

Must Read

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës për gju ajtje me ar më zja rri në afërsi të urës së lumit Lepenc.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se sot rreth orës 11:30 kanë pranuar një informacion, se në hyrje të fshatit Dubravë, afër urës së lumit Lepenc në Kaçanik, nga një automjet i udhëtarëve në lëvizje, është gjuajtur në hapësirë me ar më zja rri dhe se i njëjti automjet ka ikur në drejtim të panjohur.

“Menjëherë patrullat e policisë dhe njësia e hetimeve të këtij stacioni, kanë dalur në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë gjetur 3 ( tri gëzhoja) të kalibirt të panjohur”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se të gjitha njësitet policore kanë nisur kërkimin e automjetit të dysh imtë dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, pas 30 minuta kërkimi, policia ka arritur ta ndalojë automjetin dhe ka arre stuar dy persona të moshës madhore, ndërsa është konfiskuar edhe ar ma me të cilën dysh ohet se është gju ajtur.

“Të dysh uarit pasi janë intervistuar nga policia në stacionin policor në Kaçanik, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tyre inicohet procedurë e rregullt (ar mëmbajtje pa leje dhe përdorim i ar mës së zja rrit) dhe të dy shuarit lirohen”, bën të ditur Policia e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img