28,03,2024

Burim Karameta: Letër e hapur, Kryetarit të LDK- së, Akad. Isa Mustafa.

Must Read

Duke dëshiruar dhe qëndruar të mos merrem me situatën e krijuar para datës 25 mars, e di që ndodheni para një situate të vështirë, jo vetëm politike, të krijuar pas mocionit të mosbesimit, sidomos tani kur nga Ju po varet krijimi i Qeverisë së re.

Në deklaratën tuaj për media pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së LDK-së, deklaruat që dy herë ia keni dhënë rastin të tjerëve dhe është momenti që kësaj here të jepni mundësinë e tretë për kandidatë për Kryeministër. Andaj nëse ju nuk do të jeni kandidat i mundshëm (me dëshirën tuaj) të ftoj dhe kërkojë që kandidat i mundshëm dhe i vetëm për Kryeministër të jetë z. Lutfi Haziri. Kryetar Mustafa, e di që LDK-ja ka përplotë burra e gra të denjë që mund të bëhen Kryeministër, ka shumë njerëz të politikës, të shkencës bile edhe akademikë. Mirëpo kësaj radhe nuk është koha e akademikëve, nuk kemi kohë t’i presim ata që të ndërprejnë të menduarit shkencor, e të kalojnë në mendimin politik deri sa të marrin ndonjë vendim politik. Kemi nevojë për njeriun i cili ka të zhvilluar dhe integruar në procesin e kognicionit të menduarit politik. E di, që edhe politika është shkencë, bile shkencë e bukur dhe më tepër, por jo edhe kjo politika që zhvillohet aktualisht tek ne. Politika dhe shkenca e tanishme kanë kahje, intensitet dhe drejtim të kundërt me njëra-tjetrën.

Në këtë situatë të krijuar, na duhen njerëz ekuivalent me situatën e krijuar politike në vend, na duhen njerëz lojal (por jo në procese që dëmtojnë RKS-në), na duhen njerëz besnik, na duhen ata të cilët asnjëherë nuk kanë humbur në procese zgjedhore qendrore e lokale, pra ata të cilët janë të pranuar edhe nga elektorati i LDK-së, na duhet ai i cili është i pranuar edhe nga ndërkombëtarët por edhe nga partnerët e koalicionit, na duhet ai i cili këta i bënë të ndihen inferior në aspektin politik, e ai është z. Haziri. Lutfi Haziri është njeriu i cili më së miri e njeh Administratën Qendrore e Lokale dhe Protokolin Shtetëror. Ai shquhet për vendimet e rënda të marrura si në pozitën e Ministrit ashtu edhe të Kryetarit. Është njeriu i LDK-së me fitore të shumta e besnik edhe në kohën e Rugovës. Z. Haziri e kemi parë gjithmonë të angazhuar dhe aktiv në prurjen e ujdive kur LDK ka qenë në pozicione të vështira, biles, edhe i angazhuar edhe në formimin e këtij koalicionit të fundit në momentet vendimtare pasi që masujdia ishte kryefjala. Angazhimi i Lutës në skenën politike aktuale mund të krijojë shpresën. Luta e njeh më së miri trurin e të menduarit politik të politikanëve tanë. Kryetar, në shkurtin e 2022, me kryerjen e mandatit të Presidentit …, përsëri do të na paraqitet destabilizim i skenës politike në vend, do të na “qartet” situata politike, dhe z. Haziri është ai i cili na e mundëson ruajtjen e stabilitetit dhe një Qeverisje me mandat të plotë.

P.S.: Sa për korrektësi me z. Haziri, gjatë karrierës time politike kam patur vetëm një takim darke ( jo i vetëm), kur ai në cilësinë e Ministrit të Kulturës dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së, ka ardhur në vizitë ne Degën e LDK-së në Ferizaj, prandaj ky është mendim i imi i pavarur dhe i pa ndikuar.

Sinqerisht,

Dr. Burim Karameta

Asambleist i LDK-së në KK Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img