29,04,2024

Tërnava uron Ramazanin: Ju bëj thirrje që t’i ndaloni iftaret me miq dhe adhurimet t’i bëni në shtëpi

Must Read

Myftiu Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit duke thënë se këtë herë ai do të jetë më ndryshe për shkak të pandemisë.

Ai bëri thirrje dhe luti besimtarët që edhe pse në këtë muaj janë të rekomanduara vizitat dhe iftaret me miq dhe farefis, ta ndalohen ato dhe të vazhdohet me respektimin e masave, njofton Klan Kosova.

“Ramazanin po e nisim me masat e marra për parandalimin e pandemisë. Xhamitë tona janë pa xhematin e tyre, në këtë gjendje është edhe Qabeja, Xhamia e Muhamedit a.s dhe të gjitha xhamitë e botës. Ramazanin po e nisim me shpresë te Zoti se fundi i tij do të na gjejë në gjendje normale – në xhami, shkolla dhe vendet tona të punës”.

Tërnava tha se agjërimi është një prej pesë shtyllave i islamit dhe kush ka e mbërrin këtë muaj duhet ta agjërojë.

“Agjërimin e muajit të Ramazanit e bëjmë vetëm për Zotin. Ramazani kultivon mëshirën, faljen lutjen, pendimin e sakrificën. Besimtarët në Ramazan janë më të ndjeshëm dhe më solidar. Muaji i ramazanit na bashkon në sofrën e tij. Ai na fisnikëron”.

“Edhe populli ynë duhet të përfitojë nga ky muaj që të jemi më fisnikë. Na duhet më shumë se kurrë disiplina, ndërsa për të kaluar gjendjen na duhet solidaritet mes vete. Kërkohet nga ne që t’i shtojmë adhurimet tona, veprat e mira dhe të jemi më solidarë, humanë dhe tolerantë”.

“Kulturë e këtij muaji janë edhe vizitat te familjarët, farefisi dhe miqtë. Por, ju bëj thirrje të gjithëve që për shkak të rrezikut të shmangim vizitat e iftarit dhe të vazhdojmë t’i zbatojmë masat. Ibadetet dhe iftaret bëni në shtëpitë tuaja”.

“Në emër të BIK-ut po ju drejtohem me përgëzimet më të mira nduke uruar që ta përjetoni kënaqësinë e këtij muaji. Urime muaji i shenjtë i Ramazanit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img