25,04,2024

Burim Bajraktari – karateist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Must Read

Të merresh me sporte luftarake në vitet e 90-ta, ka qenë shumë vështirë apo siç thonë disa herë sportistët: Sikur të shkosh në vijën e parë të frontit kundër regjimit kriminal serb.

Burim Bajraktari i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë ndër karateistët më të dalluar në vitet e 90-ta. 
Bajraktari nuk u ndal asnjëherë, duke dhënë kontribut për karatenë dhe shtetin e Kosovës.

Në ato vite ishte pjesë e klubit Kastrioti nga Ferizaj, që udhëhiqej nga vëllezërit Mahalla, Ganiu dhe Nebihu dhe stërvitnin në sallën e improvizuar të shtatë vëllezërve Mahalla në rrugën e Pleshinës.

Bajraktari në çdo sfidë tregonte formën e tij dhe ishte shembull se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe si kontribuohet për shtet të Kosovës.

Karateisti i asaj kohe, fare nuk brengosej për kërcënimet e milicisë serbe në vitet e 90-ta (1991-1999), por punonte me zell të shtuar që të përgatitej sa më mirë për garat e Republikës së Kosovës. 

Ai është krenar që i takoi asaj periudhe sa të rëndë aq edhe të lavdishme, për faktin se e kanë mbajtur gjallë sportin në përgjithësi.

Sot është i lumtur që të rinjtë dhe të reja ushtrojnë dhe garojnë në stadiume dhe palestra sportive, ndërsa kjo e drejtë iu mohua në vitet e 90-ta nga agresori serb, regjim që sportistët tanë i ka përndjekur, rrahur, arrestuar e burgosur edhe kur i zhvillonin garat në fusha dhe salla të improvizuara në qytetet e ndryshme të Kosovës!/Botasot

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img