25,04,2024

Burgim efektiv dhe gjobë ndaj zyrtarëve, të akuzuar për përvetësim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 23 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit S.Rr dhe S.R, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale në vazhdim përvetësimi në detyrë .

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit S.Rr për veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim përvetësimi në detyrë, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëqind (600) euro. Ndërkaq të akuzuarin S.R, për të njëjtën vepër penale e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro.

Trupi gjykues po ashtu obligoi të pandehurit që palës së dëmtuar t’i kompensojnë shumën prej dhjetëmijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë (10.711.16) euro.

Ndaj të pandehurve S.Rr dhe S.R, ishte ngritur aktakuzë sipas dyshimit të bazuar se të njëjtit në janar të vitit 2015 deri në qershor të vitit 2015, i akuzuari i parë S.Rr si person përgjegjës në filialin e një institucioni financiar në Ferizaj, kurse i akuzuari S.R si punëtor në Qendrën e Kontrollit Teknik në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë përvetësuar shumën prej 10.711.16 euro, e cila është paguar nga klientët e një kompanie sigurimesh për polisat e sigurimit të automjeteve, si dhe shumën prej 1.647.38 euro që janë paguar në emër të një kompanie tjetër sigurimesh të cilat i kanë paguar klientët për polisat e sigurimit të automjeteve.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img