13,12,2024

Një vit me shumë suksese dhe sfida

Must Read

Në tubimin e fundit me qytetarët e komunës së Ferizajt, drejtuesit e pushtetit lokal kanë prezantuar të arritura dhe sfidat e punës njëvjeçare në të gjitha sektorët qeverisës, ndërsa qytetarët kanë ngritur problemet e natyrave të ndryshme me të cilat përballën.

I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, fillimisht u ka thënë të pranishmëve se komuna e Ferizajt ka një përvojë të mirë menagjeriale sepse ka arritur që në masën mbi 90 përqind t’i realizoj obligimet buxhetore në të gjitha kategoritë buxhetore, e në veçanti nga investimet kapitale. Svarqa, ka thënë se gjatë këtij viti komuna ka pasur një buxhet mbi 25 milion euro, i cili ka qenë i përshkruar nga grantet qeveritare dhe të hyrave vetanake.

“Në bazë të të gjitha ndarjeve janë realizuar projeksione duke ju kthyer të gjitha investimet qytetarëve, në bazë proporcionale sipas specifikave gjeografike dhe shtrirjes së banorëve të Komunës së Ferizajt për ato vise. Të gjitha realizimet kanë qenë të mundura, duke shfrytëzuara të gjitha burimet e financimit, por në veçanti edhe përgjigjën pozitive të të gjithë qytetarëve për përmbushjen e obligimeve të tyre ndaj Komunës së Ferizajt, që ndërlidhen me obligimet e tatimit në pronë, të taksave dhe të qirave të cilat krahasuar me vitin e kaluar, janë 60 për qind me të larta në këtë vit”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se vetëm nga tatimi në pronë janë inkasuar mbi 1 milion euro që ndërlidhen me njëmbëdhjetvjetorin e parë të këtij viti, realizim ky rekord i të hyrave që nga pas lufta në Ferizaj.

“Po ashtu kemi një rritje të madhe edhe një tejkalim me krahasim me vitin paraprak edhe tek shuma e qirave, e cila është me e lartë se sa në vitin e kaluar dhe e cila po vazhdon me trendin e saj pozitiv edhe në ditët në vijim në përmbyllje të vitit kalendarik. Në krahasim me planin në kemi përmbushur planin për 90 përqind, planin e të hyrave ku kemi 3 milion e 800 mijë të realizuara, ndërsa plani ne e kemi pasur 4 milion e 100 mijë euro”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Ai madje është ndalur te projektet kapitale , për të cilat ka thënë se gjatë këtij viti janë realizuar të gjithë projektet kapitale, në veçanti këtu ka përmendur projektet e rrugëve, ujësjellësve dhe kanalizimeve të cilat sipas tij janë bërë me një standard të lartë.

“Gjithsejte janë 10 kilometra rrugë, 23 kilometra e gjysmë investime të reja në kanalizime dhe 13 kilometra e gjysmë ndriçime si projekte të realizuara përmes Drejtorisë së Infrastrukturës. Kemi pasur realizim nga granti qeveritar prej 99.7 për qind, që tregon për një shkalle të lartë të realizmit të këtij granti pa rrezikuar asnjë cent suficit dhe ky është viti i tretë që në nuk kemi mbetur suficit e kjo tregon për një menaxhim të shkëlqyer të parasë publike dhe sipas destinimit. Tek këto investime vend të veçantë zënë edhe investimet që kanë ardhur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga të gjitha ministritë, por vend prioritar zë Ministria e Infrastrukturës ka arrit që te ketë investime mbi 8 milion euro që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga pas lufta.”, ka nënvizuar Svarqa.

Tutje, në këtë dialogim drejtuesit e pushtetit kanë përmendur edhe projektet në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik, kulturës, rinisë dhe sportit si dhe për projektet me donatorët e jashtëm. Këtu është përmendur edhe ulja e kostos së shpenzimeve, për të cilat është thënë se e kanë pasur ndikimin në numrin e projekteve kapitale.

Qytetarët kanë adresuar shumë kërkesa që lidhen me problemet infrastrukturore, por ka pasur edhe kërkesa të natyrave sociale siç është problem i punësimit.

Drejtuesit e pushtetit të Ferizajt i janë përgjigjur çështjeve të ngritura nga qytetarët duke thënë se një mori e tyre tashmë ndodhen nëpër pozicionet buxhetore të vitit të ardhshëm.

15590547_1373188982715921_5046929710155566089_n 15590556_1373188976049255_669218979871924768_n 15589664_1373188842715935_6165956083577603597_n 15665748_1373188809382605_3426795299258749627_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img