Lajme

Brenda një muaji kosovarët mund të përdorin kodin +383


Publikuar më:


Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) Kreshnik Gashi ka thënë se vendosja e kodit telefonik për Kosovën ka disa përfitime, por në veçanti financiare.
“Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikime e cila ndan këtë kod ka mundësuar që Kosova me pajisjen me këtë kod të vendoset përfundimisht në hartën e telekomit si çdo vend tjetër i botës. Dhe me këtë rast qytetarët do të kenë përfitime të mëdha, sepse nuk do të ketë nevojë për pagesa shtesa, ndërsa përfitimi do të jetë është krijimi i identitetit”, ka thënë Gashi për RTK.

Gashi ka treguar se ky kod do të fillojë të përdoret brenda muajit, ndërsa 18 muaj duhen kohë që të shkrihen kodet e telefonive që operonin në Kosovë.

“Në aspektin praktik është lehtësim i madh e kanë pasur vështirë ta përdornin mënyrën e rregull dhe ka pasur kosto shtesë, dhe do të ketë kualitet më të mirë të shërbimeve. Kodet do të shkrihen në kodin e Kosovës ekziston një fazë transitore, por edhe me marrëveshje, Ky afat do të jetë 18 mujor nga data e sotme, por thirrjet me plus 383 do të mund të zhvillohen brenda një muaji”, ka thënë Gashi.

Comments

Shfrytëzimi i materialeve të ferizajpress.com nga ndonjë website ose medium tjetër, pa e cekur burimin e materialit, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar.

Redaksia| Tel: +383 44 733 733
E-mail: redaksia@ferizajpress.com

Marketing| Tel: +383 49 806 106
E-mail: marketing@ferizajpress.com

Facebook

To Top