13,12,2024

Tmerruese: Në këtë qytet nis “Reality Show” ku lejohet përdhunimi dhe vrasja

Must Read

I titulluar “Game2: Winter”, programi është vendosur në thellësi të Tajgës dhe mbahet si “ testi përfundimtar për të mbijetuar në Siberi”, mes arinjve dhe ujqërve, në temperatura deri në minus 40 gradë celcius, raporton Newsbomb.al.

Kamerat e vendosura në thellësi të pyjeve do të transmetojnë pamje 24 orë në ditë të 30 burrave dhe grave që do të popullojnë terrenin e ashpër.

Regulli është i thjeshtë: “Gjithçka lejohet, sherre, alkool, vrasje, përdhunim, duhan, çdo gjë”.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave shokuese, prodicentët kanë informuar konkurrentët se ndodhen në territorin rus dhe duhet t’i binden ligjeve të vendit. Në të kundërt policia do kryejë detyrën e saj, raporton Newsbomb.al.

Konkurrentët nga shtete të ndryshme do pajisen me thika dhe do tentojnë të mbijetojnë mes pyjeve, arinjve, dhe ujqërve me anë të gjuetisë, duke garuar për çmimin e madh 1,5 milion euro.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img