29,03,2024

‘Bombë’ nga Gjermania: Granit Xhaka në Premier Ligë – por jo në Arsenal

Must Read

verantwortungsvolles_amt_span12-848x478111

Granit Xhaka është një ndër emrat më të përfolur së fundmi të afatit kalimtar.

Mesfushori kosovar dhe kapiteni i Gladbach, Granit Xhaka, kohëve të fundit është lidhur me një largim nga klubi gjerman dhe një kalim të mundshëm në Premier Ligë.

Por, sipas “Sport Bild”, klubi në të cilin Xhaka mund të transferohet nuk është Arsenali, por Liverpooli, me të cilin Xhaka kishte kontaktuar në nëntor të viti të kaluar, përcjell Gazeta Blic.

Sipas revistës gjermane, së paku një ofertë e madhe nga Anglia do të vijë këtë verë në drejtim të Gladbach, dhe klubi gjerman mund të mos e refuzojë.

Xhaka ka kontratë me Borussia Monchengladbach deri në vitin 2019, dhe ka një klauzolë me vlerë 25 milionë euro e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2017, mirëpo për kosovarin ky mund të jetë sezoni i fundit në Gjermani.

“Sport Bild” më tej shton se përveç Arsenalit dhe Liverpoolit, edhe Manchester City është i interesuar në Xhakën, pasi përfaqësuesi i Zvicrës ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Këta gjigantë të Premier Ligës me shumë gjasë do të jenë në luftë të hapur për të nënshkruar me Xhakën në merkato. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img