26,04,2024

BLIC Intervista || Lutfi Haziri: PDK i merr vendimet natën. Jemi gati për zgjedhje!

Must Read

GJILAN_DEBATI_048_Atdhe_Mulla

[quote_regular name=”” icon_quote=”no”]Kryetari i Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për “Gazeta Blic” e ka mohuar kategorikisht se LDK-ja është duke iu frikësuar zgjedhjeve të parakohshme, madje ai ka thënë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit LDK do të dal e para. Po ashtu, Nënkryetari i LDK-së e ka sqaruar edhe një deklaratë të ti të mëhershme, ku thotë se PDK, është parti e natës, ndër të tjera ai flet edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vitin 2017, nga ku vlerëson se LDK-ja do të fitoj në shumë Komuna, përfshirë edhe atë të Prishtinës, për të cilën thotë se qytetarët e kësaj komune kanë filluar ta kërkojnë qysh tash qeverisjen e LDK-së.[/quote_regular]

Gazeta Blic: Z.Haziri, para pak ditësh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Nait Hasani, ka thënë se qëllimi i koalicionit ishte zgjedhja e presidentit. Pas realizimit të kësaj çështje, a do të thotë kjo se janë ftohur marrëdhenjët në mes LDK-së dhe PDK-së, dhe sa do të zgjatë koalicioni?

Lutfi Haziri: Unë nuk e shoh ashtu. Koalicioni është bërë mbi bazën e marrëveshjes që LDK për herë të parë e ka primatin e qeverisë dhe kështu do të vazhdohet deri në vitin 2018. E kam thënë disa herë që ky është koalicion elefantësh, stabil dhe si i tillë është i qëndrueshëm. Nuk kam parë ftohje të marrëdhënieve.

Gazeta Blic: A ka frikë LDK-ja nga shkuarja në zgjedhje të parakohshme?

[quote_colored name=”” icon_quote=”no”]LDK është e gatshme në çdo kohë për zgjedhje. [/quote_colored]

Lutfi Haziri: Në asnjë mënyrë LDK nuk ka ka pse të frikohet kurdo që do të mbahen zgjedhjet.

Gazeta Blic: Një pyetje hipotetike: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këtë viti, cili është rezultati i LDK-së?

Lutfi Haziri: Natyrisht, ne gjithmonë kemi hyrë me synimin që të dalim partia e parë dhe për këtë po punojmë ditë e natë që të dalim fitimtar kurdo që të mbahen zgjedhjet.

Gazeta Blic: Pse PDK është parti e natës?

[quote_colored name=”” icon_quote=”no”]E kam thënë jo njëherë se sa i përket dallimit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo është si nata me ditën.[/quote_colored]

Lutfi Haziri: Tradicionalisht LDK i ka marrë vendimet ditën, në kohën kur duhet të kryhen punët, por këtë s’e ka bërë PDK. Ndoshta do të ndryshoj kjo. Kurrë s’i dihet.

Gazeta Blic: Çështja e Demarkacionit është duke u diskutuar që një kohë të gjatë, ka zëra që është i dëmshëm për Kosovën, por ka që e thonë edhe të kundërtën, për ju cila është e vërteta?

Lutfi Haziri: Demarkacioni nuk është punë e kryer derisa nuk ratifikohet në Kuvend të Republikës. Poashtu, ekziston vullneti nga Qeveria e Malit të Zi që në bashkëpunim edhe me opozitën të sigurohemi të gjithë që nuk ka telashe me percaktim të kufirit me Malin e Zi. Por, për mua mbetet me rëndësi të veçant demarkimi i kufirit me Serbinë. Atëherë do të shohim se Kosova mund të fitoj shumë.

Gazeta Blic: Jeni një vit para për përfundimit të mandatit qeverisës në Komunën e Gjilanit, çka është investuar apo çfarë ka më shumë deri më sot, Gjilani?

[quote_colored name=”” icon_quote=”no”]Nga një komunë me një rejting realisht të keq, me mosdisiplinë, me boxhe të mëdha, dhe një komunë shpenzuese rekorde në Kosovë, e kemi rikthyer në një komunë me disiplinë të ashpër buxhetore në një komunë ku ka rregulla, rend e disiplinë në punë me një komunë, e cila po pranohet nga mekanizamt ndërkombëtar dhe po merr çmime ndërkombëtare dhe të brendshme.[/quote_colored]

Lutfi Haziri: Gjatë këtyre dy viteve është punuar shumë në përputhje me mundësitë buxhetore, në përputhje me problemet që i kemi gjetur, avaritë që i kemi gjetur në qeverisjen lokale, borxhet që janë evidentuar dhe telashet që Komuna e Gjilanit i ka pasur. Dhe, mendoj që duhet të punojmë shumë dhe infrastuktura rrugore, ajo e ujit, ujërave të zeza si trajtim profesional dhe projektet e mëdha që po hynë Gjilani tash, do t’ia japin epitetin e qendrës zhvillimore dhe qytetit kantier i punës apo qytet i zgjidhjes së problemeve.

Gazeta Blic: A do të kandidoni sërish për kryetar të kësaj komune?

Lutfi Haziri: Unë e kam bërë publike më herët që nuk do të kandidoj sërish për kryetar të Gjilanit.

Gazeta Blic: Cilat do të jenë rezultatet e LDK-së në zgjedhjet lokale?

Lutfi Haziri: Besoj shumë që shumicën e Komunave do t’i fitoj LDK, por mbetet të shihet.

Gazeta Blic: A do t’ia besoj edhe një mandat VV-së, Prishtina?

Lutfi Haziri: LDK do të punoj ditë e natë që ta kthej në qeverisjen në Komunën e Prishtinës. Besojmë në Prishtinë dhe ajo që mund them është se kanë filluar shumë qytetarë ta kërkojnë kthimin tonë.

Gazeta Blic: Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë pati thënë se LDK është në krizë serioze në krye me Kryeministrin Isa Mustafa, si e komentoni këtë deklaratë?

[quote_colored name=”” icon_quote=”no”]Përkundrazi, unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës është në rrugë të mirë.[/quote_colored]

Lutfi Haziri:  Kjo parti për herë të parë nga paslufta udhëheq me qeverinë e Republikës dhe punët e mira të saj vetëm se kanë dhënë rezultate të prekshme në disa sektorë. Poashtu, qeveria e udhëhqeur nga kryeministri Mustafa ka arritur që para pak javësh ta nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim Asocim që është hapi më i rëndësishëm për Kosovën e post indepedente në afrimin e saj drejt strukturave euro atlantike.

Gazeta Blic: Ku do të jetë Kosova me presidentin e ri, Hashim Thaçi, a do të ketë përmirësime vendi me këtë president apo jo?

Lutfi Haziri: Është president i zgjedhur në mënyrë të rregullt nga të zgjedhurit e popullit, ndërkaq se çfarë performance do të ketë ai, mbetet të shihet.

(Gazeta Blic)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img