28,03,2024

Biznesmeni Gani Nuha nderohet me çmimin “Mërgimtari i Vitit”

Must Read

Diaspora shqiptare në botë, jo rrallë herë ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, duke investuar në biznes e progrese të tjera.

Veprimtari Gani Nuha, Biznesmen në Gjermani, gjithashtu nënkryetarë i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani për gjatë viteve në vazhdimësi ka investuar në Kosovë.

Në vitin 2015 ka qenë investitor në krijimin e Hidrocentralit në Albanik, ku ka hapur shumë vende pune për qytetarët e Kosovës.

Në kuadër të manifestimit “Dita e Diasporës”, në Prishtinë, Ministria e Diasporës mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mërgimtari i vitit”.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Në këtë manifestim, Biznismeni Gani Nuha u nderua me çmimin “Mërgimtari i vitit”, për kontributin e tij mjaft të madh në zhvillim dhe investim kapital.

Puna e veprimtarit Gani Nuha, shihet edhe në Gjermani. Ai në bizneset e tij ka investuar shumë dhe gjithashtu punësuar shumë mërgimtarë. Kontributi i tij nuk shihet vetëm në biznes por edhe në çështjet e tjera kombëtare. Veprimtaria e tij kombëtare është parë që në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ishte pjesë përbërëse e saj.

13956811_1383318128364355_2126670939_n [106292951]

“Bashkatdhetarë të nderuar, rrugën e Gani Nuhes duhet ndjekur të gjithë bashkatdhetarët, biznesmenët shqiptarë që gjenden në diasporë. Edhe pse shumë prej tyre kontribuojnë mjaftë në aspekte ekonomike, mendoj që duhet mos të ndalemi në zhvillimin e vendit tonë. Mërgimtarët janë më meritorët për kontribute të tilla të cilat janë dëshmuar qysh në 17 vite më parë e gjer me tani. Të mbajmë frymën kombëtare gjallë, të investojmë në të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Respekt për mërgimtarët tanë” ka thotë Sami Fejza mërgimtarë në  Gjermani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img