18,04,2024

Bizneset ferizajase dërgojnë në pushime 15 veteranë të UÇK-së

Must Read

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj ka njoftuar se, nesër falë organizimit të shoqatës dhe shpirtit solidar të bizneseve ferizajase, 15 veteran të UÇK-së, nesër nisen për në pushime 10 ditëshe në bregdetin shqiptarë.

Në komunikatën lëshuar nga OVL e UÇK-së falënderohen bizneset që përkrahën idenë për organizim të pushimeve për veteranët e UÇK-së
“Të nderuara Familje të Dëshmorëve të Kombit, Invalid të luftës, Veteran të UÇK-së, ju qytetarë të nderuar, ju njoftojmë se me datën 10.07.2016 pesëmbëdhjetë veteran të UÇK-së udhëtojnë për dhjetë ditë pushim në bregdetin shqiptar, më saktësisht në Velipojë. Ky organizim u mundësua falë disa bizneseve ferizajase, që me donacionet e tyre po mundësojnë këtë pushim për këtë kategori njerëzish. Shumë shpejt do të bëhen publike edhe emrat e këtyre bizneseve që përkrahen idenë për veteranët e UÇK-së, për pushim në bregdetin shqiptar. Pushuesve u dëshirojmë pushim të këndshëm! Me respekt Kryesia e OVL-UÇK-së, Dega në Ferizaj.” Thuhet në komunikatën lëshuar nga kryesia e OVL e UÇK-së

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni edhe në linkun :

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img