12,07,2025

Bisedime për Sirinë në Gjenevë

Must Read

siri

Negociatorët do të mblidhen sot në Gjenevë për një rreth të ri të bisedimeve për paqe në Siri.

Dhuna në terren, megjithatë, ka shtuar dyshimet për suksesin e negociatave.

Në provincën e Alepos janë raportuar luftime të ashpra midis forcave qeveritare dhe Frontit Al Nusra, degë e Al Kaidës.

Në bisedimet, të cilat ndërmjetësohen nga Kombet e Bashkuara, synohet të arrihet marrëveshje për formimin e një qeverie të tranzicionit në Siri, raporton Rel.

Lufta civile në këtë vend, e cila ka nisur qysh në vitin 2011, ka vrarë mbi 270,000 njerëz dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img