19,04,2024

Besfort Bunjaku radhitet i treti në garat automobilistike “Buzetski dani 2019” në Kroaci

Must Read

Nga 13 deri më 15 Shtator në Buzet të Kroacisë janë mbajtur garat tradicionale ne automobilizëm. Besfort Bunjaku   nga Auto Klubi Ferizaj arriti të radhitet  në vendin e tretë dhe u stolis me medalje të argjendtë në kategorinë A-2000.

Ishte hera e parë e Besfort Bunjakut që mori pjesë në këto gara  në Kroaci të  cilat  janë tradicionale dhe  mbahen  par afër 40 vite në këtë qytet.

Se kjo garë nuk ishte e lehtë dhe radhitja në vendin e tret  nuk është pak tregon numri I pjesëmarrësve në këtë garë.

Në këto gara automobilistike   ne tetë  kategori  morën pjesë një numër rekord  I garuesve. Në këtë garë morën pjesë 207  vozitës , në mesin e tyre  edhe dhjetëra vozitëse nga 13 shtete.

Në këtë garë në listën e fundit  u radhitën  175 garues  pasi  një pjesë e tyre  ndaluan garën për shkak të problemeve në makina por edhe pati nga ata të cilët dolën nga rruga apo   aksidente tjera gjatë vozitjes. Edhe njëherë Besfort Bunjaku tregoi se Klubi Automobilistik  Ferizaj ka  garues të nivelit  ndërkombëtarë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img