02,05,2024

Pas akuzave nga opozita reagon Drejtori i Urbanizimit Lulzim Aliu: Ne do ta ndryshojmë qytetin

Must Read

Pas  një lajmi në mediet lokale ku flitet për zhvendosjen e QKMF-së në Ferizaj dhe Shtëpisë së Pensionistëve  ka reaguar Drejtori I Urbanizmit të Ferizaj, Lulzim Aliu.

Në këtë  reagim pati akuza se  pas zhvendosjes se QKMF-së në një lokacion të ri diçka po fshehet , Drejtori Aliu  ka reaguar duke thënë se këto janë projekte të cilat synojnë zhbllokimin e qytetit  dhe ndryshimit të tij

Ky është reagimi i plotë i Lulzim Aliut, Drejtor i Urbanizmit të Ferizajt

As LDK – ja e Burim Karametës as pjesa tjetër e opozitës, e as TV Tema s’mund të na ndalin t’i japim formë qytetit tonë.
Le të shpifin çka të duan, siç paskan bërë në këtë raport televiziv!

Me PZHK-në e hartuar nga qeverisja e LDK-së janë paraparë ndërtime të larta për 800 mije deri 1 milion e dyqind mijë banorë.

Por ne do ta zhbllokojmë qytetin!
Ne do ta ndryshojme atë!
Do ta bëjmë rrethrrotullimin e ri!
Do ta bëjmë edhe QKMF-në e re!

Pensionistëve do t’ua ndërtojmë objektin e ri dhe do t’u krijojmë kushte të denjitetshme!
Do ta bëjmë edhe parkun, edhe bulevardin, edhe sallën e notit, edhe pallatin e kulturës, edhe sallën e sporteve luftarake, edhe fushën e tenisit, edhe të volejbollit.

Do ta ndërtojmë edhe objektin e ri të komunës, edhe shkolla të reja, edhe stacionin e ri të autobusëve!

Do ta ndërtojmë edhe hekurudhën mbi urë!
Do të ndërtojmë edhe një mijë parkingje nëntokësore!
Nuk mund të na ndalin as për projektet tjera të reja!
Sepse kemi edhe vizion edhe guxim, për dallim nga ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img