01,05,2024

Berisha: Kërcënimi i kryeprokurorit vepër e lejtnantve te Al Kapones

Must Read
Sali Berisha

Berisha ka thënë se kërcënimet ndaj kryeprokurorit janë vepër e lejtnantve te Al Kapones.  Ai ka thënë sy akt, sipas tij, kriminal është dëshmi e pasigurisë ekstreme.

Postimi i plotë i Berishës

Kërcënimi i prokurorit te përgjithshëm është vepër e lejtnantve te Al Kapones!

Te dashur miq, mediat njoftojnë se Prokurori i Përgjithshëm i vendit është kërcënuar nga bajlozë te krimit, te burgosur, te dënuar apo qe presin te denohen, por qe vizitohen pothuaj çdo dite nga ministra deputete, neobllokmene dhe trafikante ne çelite e tyre.

Hetimi urojme te gjeje sa me pare autorin e këtij akti te rende dhe te pashembullt dhe ta vendosi para ligjit. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, deshmi e pasigurise ekstreme ne kete vend dhe revanshit kulmor te krimit te lidhur me qeverine, shpreh solidaritetin tim te thelle me prokurorin e pergjithshem dhe institucionin qe ai drejton ne luften kunder krimit si dhe bindjen me te thelle se prapa fallangave te krimit qe kane kryer kete akt te pashembullt, qendron mbeshtjetja direkte e kreut te meduzes te krimit te organizuar apo Al Kapones ne krye te qeverise

Vetem lejtnantet e tij, pra bajlozet e krimit te veshur me pushtetin kryeministror si Dritan Dajti apo Mili ose Mali i partise, Genti i Olsit dhe Hakmarrjes, mund te ndermarrin vet apo me porosi te tij kercenimin me jete te kreut te akuzes se shtetit.

Ky akt tregon se cila eshte sot ne Shqiperi shkalla e pasigurise per qytetarin e thjesht shqiptar! Por mbi te gjitha ky akt eshte nje kembane alarmi, nje thirrje per çdo qytetar te ketij vendi qe te ngrihet ne lartesine e guximit kunder organizates kriminale me te rrezikshme ne Europe, qeverise se Al Kapones! sb

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img