07,10,2024

I liruari për sulmin ndaj Kryeministrit, do kompensim

Must Read

Tomë Gashi, avokati i Trim Gashit, paralajmëroi se do të kërkojë kompensim për të mbrojturin e tij pasi lirimi të bëhet i plotfuqishëm.

“Në momentin e parë që rasti bëhet i plotfuqishëm ne do te kërkojmë kompensimin e dëmit dhe kompensimet tjera që janë të parapara me ligj,” tha Tomë Gashi për Kallxo.com.

Trim Gashi akuzohej nga Prokuroria në Prishtinë për tentim-sulm ndaj makinave të eskortës së Kryeministrit dhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës në shtator të vitit të kaluar njoftoi se ishte tentuar të sulmohej eskorta e Kryeministrit Isa Mustafa, makinat e së cilës ndodheshin në lëvizje, ndërsa ekspozoi disa mjete të forta e copëza metali që tha se do të përdoreshin për këtë qëllim.

Pastaj për këtë sulm të mbetur në tentativë u arrestua, e më pas u gjykua aktivisti i “Vetëvendosjes” Trim Gashi.

Gashi u shpall i pafajshëm më 11 mars të këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai kur foli për Kallxo.com pas lirimit tha që deklaratat e Kryeministrit Isa Mustafa gjatë kohës sa ai po gjykohej, ndikonin që atij t’i zgjatej paraburgimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img