26,04,2024

”Bereqeti” shpërndanë mish kurbani për shoqatat e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.18.09.2018. 200 kilogramë mish kurbani u janë shpërndarë shoqatave dhe organizatave të cilat funksionojnë në komunën e Ferizajt, nga shoqata bamirëse “Bereqeti”.

Kryetari i kësaj shoqate Naim Rexhepi, tha se ky mish është dhuruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës.

 “Shoqata “Bereqeti” ka pranuar para disa ditësh mish kurbani nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës dhe ne këto ndihma ditë më parë i kemi shpërndarë nëpërmjet imamëve ku ata gravitojnë si në fshatra ashtu edhe në qytet, po ashtu kemi ndihmu edhe komunën e Shtërpcës dhe tani jemi duke ndihmuar shoqatat e tona që janë në Ferizaj si “Handikos”-in, “Hendifer”-in, Shoqatën e të Verbërve, e shoqata të tjera. Janë rreth 10 pako ku në to janë 20 kilogram mish me të cilat do të ndihmohen disa familje’’, tha Rexhepi.

Kryetari i Organizatës së Pensionistëve të Ferizajt Nebih Mehmeti, tha se me këto ndihma do të ndihmojnë 40 familje nevojtare.

“Ne do të marrim pakot të cilat na takojnë dhe ne do t’ua shpërndajmë 40 personave të cilët janë në gjendje më të rëndë, ata do të jenë që i kanë librezat e organizatës. Në organizatë vetëm se janë duke më pritur familjet dhe do t’ua dhurojmë menjëherë”, tha Mehmeti.

Shoqata bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame në Ferizaj, javë më parë kishte ndihmuar këto shoqata edhe me ndihma të tjera, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img