20,04,2024

Bëhen me shtëpi edhe dy familje skamnore

Must Read

Ferizaj.07.06.2016– Bëhen me shtëpi dy familje skamnore, njëra u ndërtua me fondet e komunës e tjetra me kontributin e bashkatdhetarëve nga Zvicrra

Familja e Afërdita Berishës së shpejti do të bëhet me shtëpi të re në fshatin Bibaj ,nga kontributi i disa të rinjve të cilët jetojnë e punojnë në Gjenevë të Zvicrrës. Kjo familje ishte në listën e pritjes të hartuar nga komuna për t’i bërë zgjidhje për strehim ndërkaq kur u lajmëruan këta donatorë u pajtuan e familja vërtetë meriton të ndihmohet.

13346827_1185498134818341_6506058125435497483_n

“Jemi jashtëzakonisht falënderues dhe mirënjohës për këtë aksion që kanë ndërmarrë vëllezërit Jetmir dhe Besmir Ibrahimi dhe prindi i tyre Fatmiri, ku te ne kanë marr listën e prioriteteve tona të të gjithë atyre që kanë qenë duke pritur për zgjidhjen e problemit të banimit. Këtij regjistri po i shtohet tanimë edhe një shtëpi sepse ne, tanimë po synojmë që brenda këtij mandati të zgjidhim problemin e banimit për të gjithë ata që nuk kanë strehë mbi kokë dhe kjo do të ishte e pamundur po të mos ishte zemërgjerësia dhe solidariteti i mërgimtarëve tanë si pjesë e dhimbshme e shoqërisë, por si pjesë rrjedhëse e shoqërisë sonë, ku në të gjitha rrethanat që kemi jetuar ne, kanë bart barrën kryesore të organizimit, zhvillimit dhe të luftës duke ndihmuar tani edhe në konsolidimin dhe zhvillimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari Svarqa.

Vet zonja e shtëpisë e cila ka një vit që mbetur vet nënë vet baba pas vdekjes së bashkëshortit, falënderon të gjithë ata që u angazhuan që 4 fëmijët e saj ta kenë një strehë. Ndonëse vazhdon ta ketë brengë ekzistencën e familjes pa të ardhura.

“I falënderojë vëllezërit Ibrahmi dhe komunën e Ferizajt që po më bëjnë me shtëpi të re dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur”, ka thënë Afërdita Berisha.

13413580_1185497891485032_1962349269361968197_n

Ndërkaq donatorët nga Zvicrra Besmir e Fatmir Ibrahimi pohojnë se ndjejnë një kënaqësi te veçantë kur shohin se ndihmat e tyre janë orientuar aty ku ka nevojë më së shumti nevojë.

“Ne përmes organizatës sonë kemi dashtë të bëjmë një vepër humanitare, që të ndërtojmë një shtëpi për ndonjë familje që ka pasur nevojë. Ky rast na ka prekur mjaft shumë dhe kemi dashur edhe që ta ndihmojmë. Listën e prioritete na ka ofruar Komuna e Ferizajt, ku falënderojmë të gjithë për mbështetjen e ofruar”,ka thënë Jetmir Ibrahimi.

Një familje tjetër e cila është gëzuar po sot me shtëpinë e re është edhe ajo e Sami Gashit në rrugën “Kadri Zeka”. Kjo shtëpi u ndërtua falë fondeve të grumbulluara në mbrëmjen humanitare dhe atyre të komunës për këtë qëllim. Zyrtarët komunal dhe vet familja shprehen të gëzuar për këtë strehë të re.

“Kjo familje ka pasur nevoja jashtëzakonisht të mëdha për ndërtimin e shtëpisë, sepse ne këtë familje kanë edhe një persona me aftësi të kufizuara dhe me kushte shumë të rënda sociale. Ne po shohim një gëzim shumë të madh të ky kryefamiljarë ku do të dorëzojmë çelësat e kësaj shtëpive”, tha drejtori Karameta.

Ndërkaq Sami Gashi, kryefamiljarë tha se ndjehet mjaft mirë që më në fund edhe ai gëzon shtëpinë e tij të re , të ndërtuara nga Komuna e Ferizajt.

Janë gjithsejtë mbi 30 familje ferizajase me gjendje të rëndë ekonomike që kanë përfituar shtëpi të reja nga fondet humanitare dhe ato të komunës. Behet e ditur se aksioni do të vazhdoje edhe më tutje duke e parë edhe interesimin e bashkëatdhetarëve nga Anglia e Gjermania për të ndihmuar në këtë aspekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img