19,04,2024

Begolli: Kemi mbjellë 800 mijë lule, do i zhdukim deponitë ilegale të mbeturinave

Must Read

komuna-e-prishtines

800 mijë lule janë mbjell në Prishtinë dhe 200 mijë tjera do të mbillen nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë e konfirmoi në Ora e Fundit të Klan Kosovës, Gent Begolli , drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, që rishtazi morri këtë detyrë pas koalicionit të Vetëvendosjes me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Begolli ka treguar për projektin që po zhvillohet dhe të tjerë që janë në plan të kryhen.

“Ky ka qenë projekt i komunës që është implementuar nga Hortikultura ka pasur kërkesa nga qytetarët për disa vende.”

“Disa lule janë sezonale kurse disa më afatgjatë. Tulipanët janë më afatgjate. Kemi shumë lëvdata nga qytetarët e Prishtinës, pjesa në hyrje të qytetit duket mjaft bukur, por deri në përfundimin e projektit qytetarët do të ndahen edhe më të kënaqur.”

“Ne do të bëjmë largimin e shumë deponive gjatë kësaj kohë e gjithë kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës.”

“Do të mbjellim në qendër të qytetit, por edhe në lagje periferike, largimi i deponive nga fshatrat do të shndërrohen në parqe me lule,” ka thënë Begolli, njofton Klan Kosova.

Begolli nuk tregoi se sa ka kushtuar mbjellja e luleve dhe fidanëve pasi shtoi se projekti është në zhvillim ai kumtoi se edhe 1800 fidanë do të mbillen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img