Sport

Befasi: Mourinho dhe Van Gaal që të dy në United (Foto)


Publikuar më:


vangaal-jose

Storja Mourinho – United duket se ka marrë një kthesë krejtësisht tjetër.

Spekulimet dhe thashethemet të cilat e lidhin Mourinhon me një kalim në United kanë qenë të vazhdueshme muajve të fundit, mirëpo lajmi më i fundit është i papritur.

Sipas “The Sun”, Mourinho do të nënshkruajë me Unitedin, mirëpo Van Gaal nuk do të largohet, transmeton Gazeta Blic.

Van Gaal i mbijetoi “shkarkimeve” të panumërta nga posti i trajnerit të Unitedit, dhe duket se holandezi edhe zyrtarisht do të qëndrojë në ‘Old Trafford’.

“Sun Sport” shkruan se Mourinho do të marrë drejtimin e Unitedit, por te klubi do të qëndrojë edhe Louis Van Gaal.

Plani i ri i Unitedit është ta mbajë Van Gaal në një rol ekzekutiv, ndërsa Mourinhos t’i jepet roli i trajnerit me të përfunduar sezoni. /Gazeta Blic/

vangaal-mourinho

The post Befasi: Mourinho dhe Van Gaal që të dy në United (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Comments
To Top