28,03,2024

BE e konfirmon njohjen reciproke të certifikatave ADR

Must Read

be

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, në një deklaratë për media ka njoftuar për takimin e djeshëm mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo tha është arritur marrëveshja për njohjen e certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR, mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të fillojë të implementohet që nga 25 prilli i këtij viti.

Sa i përket marrëveshjes për vizitat zyrtare në mes të dy shteteve, Kocijancic ka deklaruar se të dy palët janë pajtuar me kushtet, për të cilat kanë thënë se do t’i zbatojnë.

“Të dyja palët konfirmuan se e kanë të qarta masat për vizita zyrtare dhe se ata do t’i zbatojnë plotësisht. Kjo përfshin mundësimin e vizitave dhe të udhëtimit përmes pikë-kalimeve zyrtare të kufirit|, ka thënë Kocijancic.

Palët kanë konfirmuar gjithashtu se vizitat e zyrtarëve do të bëhen për të përmirësuar frymën e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut të BE-së, ka thënë më tej Kocijancic.

Ajo në fund të deklaratës ka përmendur edhe çështjen e shumëpërfolur të letërnjoftimeve, për çka ka thënë se palët janë pajtuar që t’i vazhdojnë diskutimet me ndërmjetësimin e BE-së, dhe për këtë do të mblidhet shumë shpejt një grup punues.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img