26,04,2024

Bavaria vazhdon t’i trajtojë kosovarët si shtetas të Serbisë

Must Read

gjermani1-620x410

Fitimi i shtetësisë gjermane, gjegjësisht natyralizimi i të huajve në Gjermani është një proces i ndërlikuar, sidomos për ata të huaj nga shtetet jashtë BE-së. Parakusht për ta është dorëzimi i shtetësisë që e kanë pasur deri tash.

Lothar Kraus nga sektori për të huajt në zyrën e Këshillit të Landit në Landmark sqaron për mittelbayerische.de se si zhvillohet ky proces.

“Nëse në procedurën e natyralizimit janë plotësuar të gjitha parakushtet bazike për natyralizim, personat që kanë konkurruar për natyralizim u jepet sipas rregullit një kohë prej dy vitesh, transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj periudhe ata duhet të realizojnë dorëzimin (kthimin mbrapa) e shtetësisë së vendit që i kanë takuar deri tash dhe ta dëshmojë këtë.

Ndërkaq në landin e Bavarisë, është edhe një kusht specifik që u parashtrohet vetëm shtetasve të Kosovës. Ata detyrohen që për të fituar shtetësinë gjermane të dorëzojnë krahas shtetësisë kosovare edhe atë serbe, përcjell albinfo.chPor në lande të tjera, si për shembull në atë të Saksonisë, mjafton vetëm dorëzimi i shtetësisë kosovare.

Kraus duke sqaruar këtë specifikë që ka Bavaria shpjegon: “Në rastin e Gëzim Krasniqit për shembull, gjithçka ishte në rregull por edhe sot vazhdon të mungojë dëshmia e dorëzimit të shtetësisë së Serbisë.

Por, nëse kosovarët që duan të fitojnë shtetësinë gjermane dështojnë që brenda dy viteve të sjellin dëshmitë për dorëzimin e të dy shtetësive, dhe e dëshmojnë se kanë bërë përpjekjet e duhura, atëherë çështja e tyre shkon një shkallë më lart. Atë e shqyrton tash e tutje qeveria në Regensburg. “Dhe, kur nga atje ndizet drita jeshile, atëherë natyralizimi mund të bëhet edhe pa dorëzimin e shtetësisë së mëparshme, përcjell albinfo.ch. Kjo sepse tash rasti trajtohet në kushtet e shumështetësisë e sqaron Straus paragrafin e 12 të Ligjit mbi natyralizimin. Dhe pikërisht ky trajtim është bërë në rastin e Gëzim Krasniqit.

Këtë e vërteton edhe zëdhënësi i qeverisë së Oberpfalz-it, Karkus Roth. Ai thotë se “sigurimi i dokumenteve në Serbi për shtetasit e Serbisë me prejardhje nga Republika e sotme e Kosovës është shpesh i vështirë e ndonjëherë madje i pamundshëm”. Prandaj, më 5 dhjetor, pas kalimit të afatit dyvjeçar, kërkesa e Gëzim Krasniqit u pranua.

Por trajtimi i rastit si rast shumështetësie bart me vete edhe rreziqe të caktuara, transmeton albinfo.ch. “Pasi që dorëzimi i shtetësisë serbe deri tash nuk ka mundur të vërtetohet me shkrim, ekziston rreziku që nëse z. Krasniqi udhëton nëpër Serbi dhe i ndodh diçka ose arrestohet, ai nga perspektiva gjermane , është formalisht ende shtetas i Serbisë” thotë Kraus. Pra në një rast të tillë autoritetet gjermane nuk do të ndërhyjnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img