26,04,2024

“Bashkimi i Qytetit” në fazën përfundimtare, fillon asfaltimi i rrugëve të nënkalimit (Foto)

Must Read

Projekti “Bashkimi i Qytetit” ka  hyrë në fazën përfundimtare. Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i rrugëve të nënkalimit kryesor. Është ky një ndër projektet më të mëdha që është realizuar ndonjëherë në Ferizaj.  Shumë shpejt qytetarët e Ferizajt do të  kenë mundësinë që  të kalojnë nga njëra anë e hekurudhës në anën tjetër pa e pasur problemin  e hekurudhës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt Agim Aliu në faqen e tij   në rrjetin social.

Aliu ka shkruar se  pak javë  kanë mbetur deri në funksionalizimin e këtij  projekti që është kryefjala e ndryshimit të Ferizajt

“Ferizaj ndryshoi në çdo anë. Bashkimi i Qytetit që pak javë e ndajnë nga përurimi, është kryefjala e ndryshimit të Ferizajt. Sot, nisi asfaltimi i rrugëve në nënkalimin kryesor, për t’u kompletuar tërësisht së shpejti” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img