29,03,2024

Bardha Goga vizualizon problemet e Kosovës në nëntë fotografi

Must Read

Fotografja Bardha Goga ka vendosur që përmes fotografisë të reflektoj mbi problemet e përditshme në Kosovë.

Përmes subjekteve, ngjyrave e lëvizjeve ajo ka reflektuar mbi problemet në arsim, shëndetësi, ekonomi, problemet në kulturë e drejtësi. Ndarja territoriale, po ashtu ka qenë një problem që ka nxitur reagimin artistik të fotografes, e cila nuk ka lenë anash as dhunën ndaj grave e mungesën e liberalizimit të vizave.

Bardha Goga thotë për KultPlus së në një kornizë ka vendosur nëntë fotografi, të  cilat janë të ndara sipas tematikave që e preokupojnë Kosovën ndërsa qëllimi i saj ka qenë të paraqesë anët negative që ekzistojnë edhe 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Goga kishte menduar që para një viti të ishte pjesë e ekspozitës garuese në Ferizaj, mirëpo nuk ishte ndarë e kënaqur me atë që kishte realizuar. Dëshirës për të qenë pjesë e kësaj ekspozite, i ishte kthyer edhe një vit pas duke e përpunuar edhe më tutje idenë e saj drejt versioni përfundimtar. Subjektet e fotografisë së saj janë të ngjyrosura me ngjyra të flamurit të Kosovës, në mënyrë që t’iu shmanget dallimeve racore, ndërsa subjektet i përkasin të dy gjinive pasi që kështu  fotografja ka dashur që ajo ta shpreh  barazinë gjinore.

“Vitin e kaluar nuk kam qenë e kënaqur me fotografitë, pasi që kanë qenë dy vajza,  dhe tek pas një viti duke e mendu prapë realizimin ma te suksesshëm që më qenë unë e knaqur me punën tem , vendosa me ripërsëritë edhe vendosa me marrë një djalë dhe një vajzë, duke mos treguar diskriminim gjinor, dhe i kam shiku edhe në peshë dhe në gjatësi të njëjtë , i kam gjet modelet te dobët me tregu sa e dobët është Kosova shteti jonë”, shprehet Bardha Goga për KultPlus.

Këto fotografi janë pjesë e ekspozitë kolektive “Gursel Sylejmani” në Ferizaj, e cila do të qëndrojë e hapur edhe për një javë në galerinë e qytetit të Ferizajit. / KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img