29,04,2024

Të rinjtë e PDK-së vizitojnë OVL-në e UÇK-së dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve

Must Read

Të rinjtë e PDK-së  në ditën e  përvjetorit të 11-të  të shpalljes  së Pavarësisë  së Kosovës  kanë  vizituar  organizatat e dala nga lufta e fundit e UÇK-së, Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Organizatën e  Invalidve të Luftës dhe  të burgosurve politik. .

Me këtë rast  këta të rinjë kanë uruar udhëheqësit e këtyre organizatave për  festën e Pavarësisë  e të cilëve u’a dhuruan edhe nga një pllakë përkujtuese.

Kjo plakë simbolike  i’u dha  këtyre   organizatave  në shenjë mirënjohje  për mundin, sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë luftës  për Pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim  u tha se luftëtarët, të rënët dhe të  janë  bartësit e përgjegjësive dhe janë meritë plotë për Kosovën sovrane të cilën e gëzojmë sot. Rinia duhet gjithmonë  duhet të kujtojë të kaluarën, të jetë e vetëdijshme dhe mirënjohëse për të tashmen dhe së bashku  me institucionet të ndërtojnë të ardhmen.

Këta të rinjë janë pritur dhe falënderuar nga udhëheqësit e këtyre organizatave, Rafiz Sejdiu dhe Xhavit Zariqi, të  cilët kanë kërkuar nga të rinjtë që të punojnë sa më shumë në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img