25,04,2024

Banorët e Sallahanes  kërkojnë punësim, mbështetje sociale dhe  stimulim për studentë

Must Read

Ferizaj- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga deputeti Hetem Arifi, qëndroi mbrëmë në mesin e banorëve të lagjes “Sallahane”, për të dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre për investime infrastrukturore.

Kryetari Svarqa u tha banorëve të Sallahanes se është i interesuar për të parë nga afër këndvështrimin e tyre për zhvillimet në komunë dhe për të marrë prioritetet e investimeve në këtë lagje, sipas nevojave dhe sipas mundësive buxhetore.
“Qëllimi i qeverisë komunale është krijimi i kushteve më të mira për jetesë për të githë banorët, pavarësisht përkatësive të ndryshme etnike, fetare, sociale etj., duke investuar në mënyrë afërsisht të barabartë në të gjitha lagjet dhe vendbanimet e komunës”, tha kryetari Svarqa.
Banorët e Sallahanës, të cilët e pritën me duartrokitje udhëheqjen komunale, paraqitën një sërë kërkesash, të cilat lidheshin me aspekte të ndryshme të infrastrukturës. Ata kërkuan asfaltimin ose ndërtimin me kubëza të tetë rrugëve, rivendosjen e shtyllave të dëmtuara të rrejtit elektrik në disa rrugë, zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, mbikëqyrjen e realizimit cilësor të projekteve, zgjidhjen e çështjes së mbeturinave nga xhami, nga gomat e barishtet, vendosjen e “policëve të shtrirë“ në rrugë, zgjidhjen e çështjes së banimit për banorët e pastrehë etj.

14114928_1246240522077435_5132707628362658755_o
Kryetari Svarqa u tha banorëve të Sallahanes se sa u takon rrugëve, tri prej tyre do të rregullohen sivjet, ndërsa të tjerat – gjatë vitit të ardhshëm. Lidhur me riparimin e rrjetit elektrik, u premtoi se do të zhvillojë takime me KEDS-in, për të bërë trysni në të mirë të banorëve. Ndërsa çështjen e problemeve të banorëve me qentë endacakë, ai e paraqiti si çështje më të gjerë, me të cilën ballafaqohet i gjithë vendi.
Lidhur me të pastrehët, kryetari Svarqa tha se është duke u përpjekur për caktimin e një lokacioni ku do të ndërtohej një godinë banimi kolektiv, kurse rreth “policëve të shtrirë“, i porositi banorët të bëjnë kërkesë në Komunë, në mënyrë që komunikacioni të rregullohet sipas rregullave dhe nevojave të banorëve.
Banorët e Sallahanes shtruan edhe kërkesa lidhur me punësimin e të papunëve, me mbështetjen me pako ushqimore të të varfërve, me stimulimin e studentëve të komunitetit ashkanli etj. Ata morën përgjigje se pushteti lokal do t’i mbështesë me të gjitha mundësitë, barabarësisht me banorët tjerë të komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img