26,04,2024

Banorët e Mirosalës kërkojnë nga kompetentët   të ndihmojnë në problemin e ndotjes së ambientit

Must Read

Ferizaj.09.10.2016. Banorë të fshatit Mirosalë  këtë të diele ,në një takim kanë kërkuar  nga kompetentët që të ndihmojnë banorët e këtij fshati  në lidhje me ndotjen e ambientit në fshat.

Në një tubim ku morën pjesë përveç banorëve të fshatit Mirosal  merrnin pjesë edhe  dy asamblist komunal nga kjo anë,  Xhevat Sallahu  dhe Fadil Halili u diskutua për shqetësimin e banorëve të këtij fshati në lidhje me  problemin e fabrikës së përpunimit të gomave në këtë fshat.

Me këtë rast Fadil Halili   u tha banorëve të Mirosalës se këtë  shqetësim të tyre e kanë ngritur deri në Ministri.

“Në Ministri na është premtuar se do të marrin masa dhe  nuk do të ketë fillim të punës pa u plotësuar kushtet e parashtruara më herët” tha Halili.

Ndërsa asamblisti Xhevat Sallahu   tha se në këso raste kur është  në pyetje shëndeti I qytetarëve  duhet të veprojmë të gjithë dhe pa ngjyrime politike.

Kryetari i fshatit Mirosal  Zymer Berisha i njoftoi të pranishmit se për këtë problem janë ankuar shumë herë  por ende nuk është ndërmarrë diqka konkrete.

Berisha ka ftuar  asamblistët komunal   Fadil Halili dhe  Xhevat Sallahu  që këtë shqetësim ta ngritin edhe në Asamblenë Komunale të Ferizajt.

Në këtë takim ishte i ftuar edhe Drejtori i Urbanizmit të Ferizajt Faik Grainca i cili  u tha se në momentin e fundit ka anuluar ardhjen e tij.

Në fund të këtij  takimi  u morr vendim që pasnesër ( të martën ) 11.10.2016 në ora 18 te shkolla e fshatit të organizohet një tubim e në të cilën  është planifikuar që të ftohen struktura  nga Qeveria Komunale, të gjithë deputetët  e Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Ferizajt, asamblist  të Asamblesë Komuna të Ferizajt dhe banorët e fshatit Mirosalë ku do  të  bisedohet për gjetjen e një zgjidhje për  këtë rast.

14593522_10208851292657937_961839636_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img