24,04,2024

Banorët e fshatrave Bablak , Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt kanë protestuar sot përsëri me kërkesën për asfaltim të rrugës.

Must Read

Për disa minuta, pleq, të rinj e fëmijë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë Ferizaj, rrugën e cila të dërgon në këto fshatra.

Deputeti Labinot Tahiri i cili edhe e ka thirrur këtë protestë tha vetëm 2 kilometra janë te asfaltuara.

Tahiri tha se është i zhgënjyer që është protesta e tretë me radhë dhe ende nuk ka zgjidhje.

Sipas Tahirit në këtë protestë do të duhej të ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj për ta parë nga afër.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të angazhohet lidhur me kërkesat e këtyre banorëve.

“E kam mik te mirë kryeministrin Haradinaj, po po i bëj thirrje të merr në seriozisht këtë rruge, meqenëse shumica e kemi mbështet lidhur me taksen qe i ka vu Serbisë, por le t’i vendos ndonjë pikë kësaj të keqe që e ka premtuar ministri Lekaj”, tha deputeti Tahiri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img