18,04,2024

Banorët e fshatit Bibaj bllokojnë autostradën “Arbën Xhaferi”, kërkojnë qasje në tokat e tyre

Must Read

Banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt kanë bllokuar autostradën “Arbën Xhaferi”  e cila nga 270 hektarë tokë   bujqësore u bllokon qasjen e  rreth 80 hektarëve.Për këtë banorët thonë se duhet të kalojnë me kilometra të tërë për  të punuar tokën e tyre.  Ata më këtë protestë kanë ngritur këtë shqetësim dhe kanë kërkuar  nga përgjegjësit që   tu mundësohet një qasje përmes ndonjë nënkalimi.

“Protesta e sotme ka për qëllim që të  ngriti shqetësimin e banorëve të fshatit Bibaj  për bllokimin  e pronave që po i bëhen banorëve më autostradën e cila nuk ka lënë qasje në këto prona.

Banorët e fshatit Bibaj deri më sot nuk e kundërshtuan  këtë projekt pasi  ishim edhe të shkelur edhe në çmimin e shpronësimit të pronave  heshtëm.” tha Faton Haxhisalhu kryetar i fshatit Bibaj.

“Fshati Bibaj kufizohet me 270 hektar tokë bujqësore  prej ku afër  80 hektarë mbeten në pjesën tjetër pa qasje. Janë tre rrugë që e lidhin  gjithë këto pjesë të tokës . Pas bllokimit të rrugës së parë  në heshtëm, heshtëm edhe për të dytën,por tek bllokimi i rrugës së tretë  morëm vendim që të protestojmë. Arsye e kësaj proteste është se për të pasur qasje tek kjo pjesë e tokës duhet të shkohet deri në  Talinoc dhe Pojatishtë. Këtë e bënë më shqetësuese   fakti se tani është koha e të mbjellave e që  si zonë bujqësore llogaritet  zonë me rëndësi jetike për banorët e kësaj ane.” ka thënë Haxhisalihu

Haxhisalihu tha se për këtë është  biseduar edhe me kryetarin e komunës Muharrem Svarqa  të cilit ia kanë përcjellë  këtë shqetësim të banorëve.

“Vullneti kryetarit është  që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa qasje dhe  e pa punuar dhe ka gatishmëri të ndihmoi në zgjidhjen e këtij problemi” tha Haxhisalihu.

“Banorët  e fshatit Bibaj do të vazhdojnë protestën  deri sa nuk do të gjendet një zgjidhje  në qasje të pronave bujqësore” tha Abdullah Hyseni,banor i fshatit Bibaj.

14527628_10208777463572256_79953837_n 14501877_10208777463812262_201816638_n 14483905_10208777463372251_1134432779_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img