20,04,2024

Bajrami thotë se çmimet e produkteve të shteteve tjera, nuk mund të jenë më të lira në Kosovë

Must Read

hykmete-bajrami

Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, në debatin që u zhvillua sot për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ka thënë se çmimet e një produkti që hyn nga një vend tjetër në Kosovë, nuk mund të kthehet në një çmim më të lirë, raporton GazetaBlic.

“Nuk mundemi që një çmim të një produkti që vjen nga Sllovenia të jetë më i lirë sesa është në Slloveni”, ka thënë ajo në Rubikon, përcjellë GazetaBlic.

E i habitur me dhënien e këtij “lajmi”, ka qenë Gazmend Abrashi, pjesëmarrës në këtë debat. Ai e ka quajtur të palogjikshme një gjë të tillë.

“Pse? Për herë të parë po e dëgjoj këtë minisstreshë”. Oferta dhe kërkesa e përcakton një mall a ka për të qenë më i lirë apo jo. Kjo është e palogjikshme”, është shprehur ai, sikundërpërgjigje ndaj Bajramit.

Ndërsa, sa i takon kahjes negative që MSA-ja ka sipas Abrashit, barrën më të madhe e bart vetë qytetari i Kosovës. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img