26,04,2024

Bajrami: Për tre muaj kemi trajtuar mbi 500 qen endacak, shumë shpejt nisim procedurat për ndërtimin e strehimores

Must Read

Ferizaj.09.03.2018. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, referuar shtimit të numrit, ditëve të fundit, të qenve endacak në territorin e Ferizajt, njofton qytetarët e Ferizajt se Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, bashkë me profesionistët e kësaj fushe, po bën përpjekje maksimale në evitimin e rreziqeve nga qentë endacak duke trajtuar këta të fundit sipas metodave të aplikuara ligjore dhe profesionale për trajtimin e qenve endacak.

“Në këtë tre mujor kemi trajtuar mbi 500 qen endacak. Trajtimi i tyre bëhet nga profesionistët e fushës duke përdorur metoda mjekësore që njihen në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe gjithmonë të bazuara në ligjet në fuqi. Njëkohësisht jemi në fazën e fundit para caktimit të lokacionit për trajtimin e qenve endacak, gjegjësisht hapjen e strehimores, që ka qenë edhe zotim i kryetarit Aliu gjatë fushatës elektorale. Besoj deri në prill do ta kemi lokacionin e caktuar për trajtimin e qenve endacak” u shpreh drejtori Bajrami.

Gjithashtu, duke parë shtimin e numrit të qenve endacak ditëve të fundit në zonën rurale dhe urbane, drejtori Bajrami apeloi tek qytetarët ferizajas, që të bashkëpunojnë me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe organet e sigurisë për të denoncuar rastet në të cilat hasen mjete transportuese të cilat bartin qen endacak nga komunat fqinje apo rajonet tjera, në mënyrë që pas denoncimit të këtyre rasteve të ndërmerren masat e nevojshme nga organet komunale dhe të sigurisë që të vihet në përgjegjësi dhe të parandalohet grumbullimi, transporti dhe shpërndarja e qenve endacak nga komunat tjera në territorin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img