18,04,2024

Bajrami: Jemi për koalicion parazgjedhor me opozitën, për atë paszgjedhor vendosin liderët

Must Read

valdete-bajrami

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA për Kosovën në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se partia që ajo përfaqëson është e gatshme për koalicion parazgjedhor me partitë opozitare.

Sa i përket mundësisë së nënshkrimit të koalicionit me AAK-në ditën e hënë, Bajrami ka thënë se nuk ka njohuri, por ajo ka thënë se shpreson që mosmarrëveshjet e vogla mes partive opozitare të tejkakohen së shpejti, njofton Klan Kosova.

“Nisma për Kosovën ka pasur mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit. Nga kjo ka dalë propozimi që Nisma të jetë e hapur për koalicion me partitë opozitare – me të gjithë që e shohin mospunën e kësaj qeverie”.

“Unë nuk e di këtë informatë. Ne jemi vazhdimisht në konsultime, por sot kam qenë në aktivitet partiak dhe nuk di për këtë zhvillim”.

“Ne qëndrojmë fuqishëm në kërkesën tonë: dorëheqjen e kësaj qeverie. Kemi mospajtime të vogla lidhur me protestën e majit, por ato tejkalohen. Kërkesat janë të përbashkëta, por për rrugën dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm mbetet të shihet”.

Bajrami ka deklaruar se shpreson që me tejkalimin e dallimeve protesta e 14 majit e thirrur nga AAK-ja do të jetë e plotë, edhe me dy partitë tjera opozitare, por edhe me shoqërinë civile.

“Nuk i komentoj deklaratat e partive tjera, por ne do t’i përkrahim të gjitha protestat që do të thirren për ta kundërshtuar këtë qeveri”.

“Besojmë që do t’i tejkalojmë të gjitha dhe në protestën e thirrur nga AAK-ja, do të jetë edhe Nisma edhe VV-ja edhe shoqëria civile”.

Sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ajo ka thënë se dihet mirëfilli që korrupsioni në Kosovë është i madh – për ç’gjë ka përmendur disa raste.

“Kur raportohej për tremujorin, kërkohej nga deputetët që t’i jepet kohë kryeministrit. Tash jemi dy vite pas dhe shtrohet pyetja: çfarë ka bërë ai për qytetarët?”

“Sa i përket korrupsionit, besoj ju kujtohet çështja e djemve të Isa Mustafës, por jo vetëm ajo. Raportimet për korrupsionin në Kosovë janë alarmante”.

Deputetja ka deklaruar se tryeza e partive politike nuk i ka përafruar qëndrimet dhe se ikja e kësaj qeverie është e vetmja rrugëdalje nga kriza politike.

“Takimi i partive politike nuk do të thotë që i ka përafruar qëndrimet e akterëve”.

“Kemi pasur ftesa për inaugurimin e Presidentit, por merak s’na ka mbetur të jemi aty”.

“Duhet të jetë shumë naiv dikush për të thënë që kriza ka kaluar. Me këtë qeveri, kriza vetëm do të thellohet”.

“Ne jemi akuzuar se jemi pak, nuk e kemi numrat. Por si atëherë po arrihet që të pengohet puna e shumicës, mund të shtrohet pyetja”.

“Ne jemi të hapur për koalicion parazgjedhor vetëm me partitë opozitare. Ndërsa për koalicion paszgjedhor u mbetet liderëve të vendosin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img