27,04,2024

Avokati i Popullit i ashpër për uzurpime të pronave

Must Read

Avokati-i-popullit_6-650x358

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore, të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nga shfrytëzuesit e paligjshëm.

Qëllim i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Shtetërore, lidhur me uzurpimin e pronave të privatizuara nga shfrytëzuesit e paligjshëm, njofton zyra e Avokatit të Popullit, përcjellë Klan Kosova.

Avokati i Popullit ka sqaruar kompetencat e këtij institucioni, ku në këtë mënyrë ka dhënë rekomandime dhe autorizime për nxjerrje të reja të ligjeve në Kuvend.

Analiza e Avokatit të Popullit nxjerr konkluzione se ka hezitim nga gjyktat  për të vendosur lidhur me paditë civile që kanë të bëjë me uzurpim, kësisoj nxjerr rekomandime si duhet vepruar për këtë çështje.

“Raporti është bazuar në tre ankesa të ndara, të parashtruara nga ankuesit, kundër AKP-së, lidhur me uzurpimin e pronave, të cilat ata i kanë blerë nga AKP-ja nëpërmjet procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.”

“Gjatë analizës së rasteve, Avokati i Popullit ka vërejtur se nga ana e gjykatave ka hezitim për të vendosur lidhur me paditë civile për lirimin e pronave të uzurpuara. Sidoqoftë, Avokati i Popullit vë në pah se uzurpimi i paligjshëm i pronës është vepër penale e sanksionuar me nenin 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nr.04/082 dhe në rastet konkrete Policia e Kosovës dhe prokuroritë përkatëse do të duhej të ndërmerrnin hapa konkret para se rastet të procedoheshin në procedurë civile.
Avokati i Popullit rikujton se e drejta për mbrojtje të pronës është e garantuar me nenin 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenin 1 i Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ),”  thuhet më tej në raport.
Rekomandimet janë të dedikuar për Agjencinë Kosovare të privatizimit të plotësojë të metat ligjore, për policinë e Kosovës të veprojë në bazë të detyrave të përcaktuara si dhe për prokuroritë publike  rekomandon të fillohen paditë penale.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img